Bosnje, nga rrëshqitjet e dheut vdes një person, tre të tjerë nxirren gjallë
Një femër me inicialet S.K e datëlindjes 1976 ka vdekur, ndërkohë që tre persona të tjerë janë evakuuar nga rrënojat të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut mbrëmë rreth orës 21:00 në vendbanimin Bare, pranë qytezës Kakanj në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lajme
Ekipet e shpëtimit në mesnatë kanë nxjerrë dy persona të bllokuar në rrënojat e shtëpisë së tyre, ndërkohë që pak më parë është shpëtuar një fëmijë, ka konfirmuar për Anadolu Agency.
Narudin Hruston, kryetari i Mbrojtës Civile në Komunën Kakanj. “Nëna dhe vajza janë nxjerrë nga rrënojat. Janë gjallë dhe kanë disa lëndime, ku janë dërguar menjëherë në spital. Personi i katërt që ndodhej nën rrënoja akoma nuk është nxjerrë, por mjeku ka arritur të konstatojë gjendjen e tij”, ka thënë Hrusto.
Vajza që ishte shpëtuar e para ka pasur lëndime në këmbë. Menjëherë pas njoftimit për fatkeqësinë në terren kanë dalë policia, zjarrfikësit, ambulanca dhe pjesëtarë të Mbrojtës Civile të komunës Kakanj, si dhe ekipet e shpëtimit të minierave.