Bosnjë: Arrestohen pesë persona për krime lufte

Me urdhër të departamentit të veçantë për krime lufte të Prokurorisë në Bosnjë Hercegovinë, në rajonin e Rogaticës janë arrestuar pesë persona për krime lufte.

Lajme

03/03/2015 22:35

Të arrestuarit  dyshohen se kanë qenë pjesëtarë  të brigadës së Ushtrisë serbe dhe në qershor e korrik të vitit 1992 kanë kryer krime lufte ndaj popullatës së nacionalitetit boshnjak të Graçanicës dhe Rogaticës.

Sipas dokumenteve të mbledhura, dyshohet se kanë kryer të paktën 15 vrasje, dhunime seksuale ndaj grave boshnjake dhe maltretime të tjera.

Për njërin rast janë arrestuar Bozhidar Perishiq, i njohur si Boban, i lindur në Rogaticë, dhe Vinko Zoranoviq – Joja, po ashtu i lindur në Rogaticë.

Për rastin tjetër janë arrestuar Dragan Lubarda -Lube (59), i lindur në Rogaticë, Zoran Iliq (47) i lindur në Rogaticë, dhe Milisav Ikoniq (56), i lindur po ashtu në Rogaticë, bëjnë të ditur mediat boshnjake.