Bosnja ndihmon me armatim Irakun në luftën kundër ISIS

Bosnja dhe Hercegovina dhuron për qeverinë irakiane më shumë se 500 ton municion, me ç’rast e jep mbështetjen e saj në luftën kundër organizatave terroriste në shtetin islamik.

Lajme

08/03/2015 20:29

Me këtë rast Bosnja do të dhurojë 15 milionë fishekë të kalibrit 7,9 milimetra, dhe 400 mijë fishekë të kalibrit 14,5 milimetra që njihen si municion më i lartë në forcat e armatosura të Bosnjës. Këtë e ka konfirmuar për “Dnevni Avaz” ministri i Mbrojtjes në Bosnjë Zekerija Osmiq.

Vendimi për donacion të municionit është marrë nga Kuvendi i Bosnjës me kërkesë të SHBA e cila ka kërkuar nga Bosnja t’i bashkohet koalicionit në luftën kundër organizatave terroriste të ISIS.