Borxhi ndaj Z-Mobile: Telekomit të Kosovës i bllokohen llogaritë bankare

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të enjten pasdite llogaritë bankare, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro ndaj Z-Mobile. Këtë e ka konfirmuar për media kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj. Ai ka thënë se bllokimi i llogarive ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Balaj tha…

Lajme

29/02/2024 19:48

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të enjten pasdite llogaritë bankare, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro ndaj Z-Mobile.

Këtë e ka konfirmuar për media kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj.

Ai ka thënë se bllokimi i llogarive ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Balaj tha se nesër do të dalin me reagim zyrtarë pas këtij vendimi.