Të Infektuar: 2991

Të Shëruar: 1644

Të Vdekur: 54

Borrell: Vdekja e George Floyd është “abuzim i pushtetit”

15:23 | 2 Qershor 2020

Vdekja e George Floyd ishte një abuzim i pushtetit, tha një diplomat i lartë i BE në një konferencë në Belgjikë.

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, tha që të gjitha shoqëritë duhet të qëndrojnë vigjilente ndaj përdorimit të forcës së tepërt të ushtruar nga policia.

“Ne këtu në Europë, si njerëzit e Shteteve të Bashkuara, jemi të tronditur dhe të tmerruar nga vdekja e George Floyd. Dhe unë mendoj se të gjitha shoqëritë duhet të qëndrojnë vigjilente ndaj tepërt të përdorimit të forcës dhe të sigurohen që të gjitha incidentet e tilla të adresohen me shpejtësi , në mënyrë efektive dhe në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut “, tha Borrell.

“Ne duhet të jemi të sigurt kudo, veçanërisht në shoqëritë të cilat bazohen në sundimin e ligjit, përfaqësimin demokratik dhe respektimin e lirive dhe njerëzit që janë përgjegjës duhet të kujdesen për rendin.”

Ai shtoi: “Ne mbështesim të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore, dënojmë dhunën dhe racizmin e çdo lloji, dhe kërkojmë ulje të tensioneve.” /abcnews.al