Borrell uron Begajn: Do punojmë së bashku për një marrëdhënie të sigurt me Shqipërinë

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar, i pari nga radhët e ndërkombëtarëve, për detyrën e Presidentit Bajram Begajt, i cili u votua sot në Parlament me 78 vota.

Lajme

04/06/2022 20:27

Borrell në një postim në Twitter ka thënë se pret që së bashku me Begajn të punojnë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, shkruan lajmi.net.

“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane.”, shkruan Borrell.