Borrell pas takimit me Gjuriqin në Bruksel: Dialogu të përfundojë pa vonesë me marrëveshje gjithëpërfshirëse
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, është takuar të mërkurën në Bruksel me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq. Gjatë takimit, siç ka njoftuar BE-ja, Borrell ka theksuar rëndësinë e përafrimit të Serbisë me politikat dhe vendimet e BE-së, veçanërisht në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës. Lidhur me dialogun Kosovë – Serbi,…

Lajme
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, është takuar të mërkurën në Bruksel me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.
Gjatë takimit, siç ka njoftuar BE-ja, Borrell ka theksuar rëndësinë e përafrimit të Serbisë me politikat dhe vendimet e BE-së, veçanërisht në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, Borrell ka ritheksuar pritshmërinë e BE-së që të dyja palët të angazhohen në dialog në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme.
“Prioriteti kryesor është të ecim përpara me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut”, ka theksuar Borrell.