Borrell: Mirëpres zbarkimin e forcave shtesë të KFOR-it në Kosovë, tash të rikthehet qetësia
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme ka mirëpritur vendimin e KFOR-it për shtimin e numrit të ushtarëve në veri të vendit. Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter” ka thënë se bashkëpunimi me autoritetin paqeruajtës duke përfshirë edhe EULEX-in, do të vazhdojë edhe më tutje, përcjell lajmi.net. Diplomati spanjoll më pas…

Lajme
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme ka mirëpritur vendimin e KFOR-it për shtimin e numrit të ushtarëve në veri të vendit.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter” ka thënë se bashkëpunimi me autoritetin paqeruajtës duke përfshirë edhe EULEX-in, do të vazhdojë edhe më tutje, përcjell lajmi.net.
Diplomati spanjoll më pas shtoi se, duke parë përforcimin e KFOR-it, qetësia mund të rikthehet.
”I mirëpres SG NATO jensstoltenberg Vendimi i tij për të vendosur 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë me NATO_KFOR duke përfshirë përmes EULEXKosovo”, ka shkruar Borell në Twitter.
Më poshtë edhe cicërima e plotë:
I welcome #NATO SG @jensstoltenberg’s decision to deploy additional 700 troops to #Kosovo.
We will continue our close coordination and cooperation with @NATO_KFOR including through our @EULEXKosovo mission.
Calm must be restored now.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 30, 2023