Borrell: Marrëveshja për normalizim është urgjente për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet sa më shpejt të arrijnë marrëveshje.

Lajme

26/10/2020 17:50

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi sot se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin ishte “urgjente dhe thelbësore” për përparimin e Serbisë dhe Kosovës në rrugën e tyre evropiane.

“Të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të bëjnë përparim në rrugët e tyre evropiane”, tha Borrell, duke shtuar se përparimi ishte bërë në dialogun e rinovuar. /Lajmi.net/