Borrell: Kosova të mos ndërmerr hapa të njëanshëm dhe destabilizues
Kosova duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa sipas tij të njëanshëm dhe destabilizues. Kështu është shprehur Borell këtë të diele përmes një postimi në Twitter. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar për bisedën që ka zhvilluar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të…

Lajme
Kosova duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa sipas tij të njëanshëm dhe destabilizues.
Kështu është shprehur Borell këtë të diele përmes një postimi në Twitter.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar për bisedën që ka zhvilluar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Spoke to @NATO SG @jensstoltenberg about the situation in north of Kosovo. We agree that Pristina must de-escalate and not take unilateral, destabilising steps. Appreciate the continuous good coordination between @EULEXKosovo and @NATO_KFOR in ensuring a safe & secure environment
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 28, 2023
“Diskutuam me sekretarin Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues. Vlerësojmë koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet EULEX dhe NATO-s për të siguruar një mjedis të sigurt”, shkroi ai.
Theksojmë se të premten kryetarët e zgjedhur në pjesën veriore të vendit shkuan në Komunë për të ushtruar detyrën e tyre.
Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës, teksa u raportua se pesë policë u lënduan dhe disa makina të tyre u dogjën.
Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar fuqishëm veprimet e Kosovës, duke i kërkuar që të shtensionojë situatën.
BE-ja ka kërkuar që Prishtina të mos marrë veprime të njëanshme, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”./Lajmi.net/