Borrell ia qartëson Gjuriqit: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrel ka thënë se ka pasur një takim të mirë dhe konstruktiv me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq. Ai theksoi se zbatimi i angazhimeve të dialogut mbetet një element kyç për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. “Takimi i mirë…

Lajme
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrel ka thënë se ka pasur një takim të mirë dhe konstruktiv me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq.
Ai theksoi se zbatimi i angazhimeve të dialogut mbetet një element kyç për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Takimi i mirë dhe konstruktiv me ministrin e Jashtëm @markodjuric . Përafrimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe zbatimi i angazhimeve të Dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE. E falënderova Serbinë për kontributin e saj të çmuar në misionet dhe operacionet tona CSDP”, ka thënë Borrell.