Borrell: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e Serbinë, është evropiane

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë sot se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë është evropiane.

Lajme

27/05/2020 20:06

Përmes një postimi në Twitter, Borrell thotë se BE është e përkushtuar në rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e Serbinë, është evropiane. Si BE ne jemi të përkushtuar t’i shoqërojmë ata në çdo hap të rrugës së tyre. Por, për ta bërë të ardhmen evropiane një realitet për njerëzit e tyre, nuk ka asnjë mënyrë përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borell /Lajmi.net/

Ky postim i Borell vjen në një situatë kur roli i BE-së në dialogun Kosovë – Serbi është vënë në dyshim pasi kanë kaluar 9 vite dhe ky proces ende nuk shihet se është afër fundit.

Në anën tjetër, përfshierja aktive e SHBA-ve me të Dërgurit Special për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun, Matthew Palmer dhe Richard Grenell ka bërë që BE-ja të këndellet duke emëruar të Dërguar Special sllovakun Miroslav Lajçak.

E emërimi i Lajçak, që pason emërimin e Borell në krye të Politikës së Jashtme të BE-së e që të dy vijnë nga shtete të cilat s’e kanë njohur Kosovën dhe bëjnë pjesë në 5-shen “e kuqe” të BE-së për Kosovën nuk është mirëpritur në Kosovë. /Lajmi.net/