Boris Johnson për 39 viktimat: Tragjedi e paimagjinueshme

Trupat e 39 personave janë gjendur brenda një kamioni në qytetin e Essex, në Britaninë e Madhe.

Bota

23/10/2019 14:53

Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.

Zëvendës shefi i kontrollit Pippa Mills tha se identifikimi i viktimave “mbetet prioriteti jonë numër një”.

Ajo bëri thirrje për këdo që të ka informacion në lidhje me itinerarin që kamioni mund të ketë marrë, ose kushdo që e kishte parë automjetin ose ka qenë në dijeni për udhëtimin e tij, të tregojë, njofton Klan Kosova.

Kryeministri Boris Johnson tha se ishte një “tragjedi e paimagjinueshme dhe vërtet zemërthyer”.

“Unë e di se mendimet dhe lutjet e të gjithë anëtarëve do të jenë me ata që humbën jetën dhe të dashurit e tyre. Unë jam duke marrë azhurnime të rregullta. Zyra e Brendshme do të punojë ngushtë me Policinë e Essex pasi të përcaktojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur “.