Bordit të AKP-së një mbledhje i kushtoi mbi 3 mijë euro

Ish-kryesuesi  i bordit të AKP-së Petrit Gashi, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për privatizimin ka thënë se  ka pasur raste kur kanë qenë kundër shtijës së ndonjë objekti.

Lajme

19/10/2020 14:17

Ai ka treguar se për një mbledhje të bordit ata kanë marrë mbi 3 mijë euro si kompensim, raporton Ekonomia Online.

Ai i pyetur nga anëtari i këtij komisioni Hekuran Murati, ka se si përcaktohej depozita e sigurisë ai thënë se ato janë vendosur nga viti 2017.

Ai ka thënë se gjatë kohës së tij nuk ka pasur shitje me procedurë të negociuar.

“Shitje me procedurë të negociuar s’ka pasur gjatë punës sime. Shitjet kanë ndodhur pas periudhës sime. Bizneset kanë bërë kërkesë që ne me ju ofrua toke pronë. Kur nuk iu kemi dhënë ndihmë ne ata kanë blerë tokë private.

Murati e ka pyetur edhe për kompensimet shtesë.

“Ne jemi paguar për një gjashtë ditor të punës tonë, 400 euro në ditë. Për një mbledhje Bordi mbi 3000 euro i kemi marrë”, ka thënë Gashi.