Bordi i Man Utd merr vendim të befasishëm për menaxherin Solskjaer

Ole Gunaar Solskjaer do të vazhdojë të jetë menaxher i Manchester United.

Sport

23/01/2020 11:49

Manchester United nuk planifikon ta shkarkojë Ole Gunnar Solskjaer, përkundër faktit se menaxheri ka kuotën e pikëve më të ultë pas 24 ndeshjes në 30 vitet e fundit.

“Red Devils” mund të afroheshin në tri pikë nga katër pozitat e para në Premierligë me fitore ndaj Burnleyt.

Por, ata pësuan humbje 0:2 në shtëpi duke penguar edhe më shumë ambiciet e skuadrës së Solskjaer për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, “Sky Sports News” raporton se bordi i Manchester United ka konfirmuar besimin ndaj Solskjaer, i cili nuk do të shkarkohet nga detyra, transmeton lajmi.net.

Solskjaer mori përgjegjësinë për humbjen dhe konfirmoi vendosmërinë e klubit për të sjellë përforcime në mënyrë që të kompensohet edhe mungesa e disa yjeve të skuadrës që aktualisht janë të lënduar. /Lajmi.net/