Bordi i FBK miraton kërkesën e Pejës për inkuadrim në Superligën e Kosovës

KB Peja merr lajm fantastik nga FBK.

Sport

09/09/2019 18:18

Një nga skuadrat më të vjetra në basketbollin kosovar, KB Peja, ka marrë një lajm fantastik nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në bazë të kompetencave të veta statutore sot ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së KB Peja për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues.

Miratimi i kërkesës së KB Peja është i kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar. /Lajmi.net/