Bordi i Barcelonës ka dyshime te Koeman

Humbja e dhimbshme në "El Clasico" kundër Real Madridit, ndoshta do këtë efekt të madh në titull dhe në të ardhmen e trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman.

Sport

12/04/2021 17:20

Koeman që u punësua si trajner verën e kaluar, ka nisur të këtë probleme me bordin e Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Sipas La Sexta, e ardhmja e Koeman nuk është e sigurt dhe gjithçka do të kuptohet pasi të përfundojë ky edicion.

Thuhet se bordi ka dyshime te tekniku holandez, andaj ka nisur të vëzhgojë trajnerët e tjerë që ndoshta do ta zëvendësojnë.

Mediat spanjolle raportojnë se mos marrëveshja mes bordit dhe Koeman është fajësimi i VAR-it pas humbjes në “El Clasico”./Lajmi.net/