Bordi drejtues i Barcelonës kërkon dorëheqjen e Bartomeut

Situata në kampin e Barcelonës ka filluar të nxehet.

Sport

21/02/2020 20:18

Nga bordi drejtues i kampionëve të La Liga po kërkohet shkarkimi i presidentit aktual, Jose Bartomeu.

‘Cat Radio’ bën të ditur se pjesë të bordit të Barcelonës po kërkojnë dorëheqjen e presidentit, dhe duan zgjedhje në klub gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

Zv.Presidenti Emili Rousaud dhe Jordi Cardoner kanë kërkuar nga ekzekutivi i Barcelonës që të nxisin dorëheqjen e Bartomeu.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat që presidenti aktual i Barcelonës do t’i ndërmarrë. /Lajmi.net/