Bora n’kojshi, bllokohet Vojvodina

Njësite të Ushtrisë së Serbisë janë angazhuar për të zhbllokuar rrugë dhe vendbanime të bllokuara nga bora në Vojvodinë. Shumë banorë të disa vendbanimeve janë bllokuar si pasojë e pengesave të borës.

Lajme

01/02/2014 13:25

Ushtria e Serbisë ka angazhuar sot trupat e saj dhe teknikën e shpëtimit për të pastruar rrugët nga pengesat e borës, ndërsa me helikopterët “gazela” ka evokuar pesë njerëz të cilët natën e kishin kaluar të bllokuar nga bora në afërsi të fshatit Samosh në Vojvodinë.

“Në afërsi të fshatit Samosh, helikopterët ‘gazela’ kanë evokuar pesë persona të cilët kanë kaluar natën të bllokuar nga bora”, ka thënë për Tanjug Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Major Jovan Krivokapic.

Ai ka thënë se përfaqësues të brigadës së parë të njësiteve tokësore të mbështetur nga njësitet inxhinierisë së makinave dhe tankeve, kanë pastruar rrugën Novi Sad-Suboticë duke larguar nga bora një autobus të ngujuar ndërsa aktualisht janë duke tentuar ta largojnë autobusin e dytë.

 

Sipas Krivokapic, pjesëtar të ushtrisë janë duke ndihmuar banorët atje ku është më se e nevojshme, pasi që në disa rajone të Vojvodinës, vazhdon të ketë automjete që kanë mbetur të bllokuara nga pengesat e borës.

Në Vojvodinë si pasojë e reshjeve të mëdha të borës gjatë 24 orëve të fundit, kanë mbetur të bllokuara shumë vendbanime.