Bora në Kosovë, ministri Lekaj njofton për gjendjen e rrugëve

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka njoftuar se të gjitha kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora.

Lajme

16/12/2018 11:28

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lekaj ka apeluar të qytetarët që të kenë kujdes me shpejtësinë dhe të mos udhëtojnë pa pajisje dimërore, përcjell lajmi.net.

Lexo edhe:

Bora mbulon Prishtinën, kjo është gjendja e rrugëve

Ky është njoftimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit jam informuar nga të gjithë menaxherët rajonal se kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora.

Si rezultat, qytetarë të dashur, këtë të dielë mund të lëvizni lirshëm.

Kujdes me shpejtësinë dhe mos udhëtoni pa pajisje dimërore.

Vikend të këndshëm!  /Lajmi.net/