Bora mbi 1 metër në Japoni, paralizon qytetet

Bora e trashë ka pushtuar tashmë të gjithë Japoninë, me trashësi deri në mbi 1 metër, në pjesën më të madhe të saj.

Bota

20/01/2016 16:39

Autoritetet qendrore dhe lokale bënë të ditur se në disa zona, si psh në provincën veriore të Hokkaidos, dëbora i ka kaluar 1 metër e në zona të tjerë edhe më shumë.

Dhjetëra aksidente automobilistike kanë ndodhur përgjatë orëve të fundit.

Kështu, sipas mediave japoneze, vetëm në autostradat kombëtare janë regjistruar mbi 200 aksidente automobilistike ndërsa rrugët dhe sistemi hekurudhor vijojnë të jenë të bllokuara, duke shkaktuar kaos në të gjithë vendin.