Bora bën ‘lëmsh’ fytyrat publike, edhe Stresi i del në krah

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix ka ndarë në dy grupe edhe fytyrat publike.

ShowBiz

06/12/2021 23:26

Madje shumë fytyra publike kanë reaguar në mënyrë të hapur pa pasur ndrojtje, shkruan lajmi.net.

Kësaj radhe është Stresi ai i cili ka reaguar përmes stories në Instagram. Ai ka pyetur ndjekësit e tij nëse dëshirojnë të dijnë mendimin e tij lidhur me situatën.

Si duket këngëtari mban krahun e Borës, pasi në përgjigjen e tij ka shkruar: Bora është mbretëreshë.

Bora ka arritur të fitojë mbështetjen jo vetëm të publikut por edhe shumë personazheve publike.

Ajo po konsiderohet e ‘tradhëtuar’ nga ana e Donaldit, ndërkohë Donaldi dhe Beatrixi janë kryqëzuar nga publiku./Lajmi.net/