BOOM i turizmit në Shqipëri: Edhe ‘Via Egnatia’ shëndrrohet në atraksion turistik |FOTO|

Ky udhëtim i paraprin një projekti aftatgjatë dhe ambicioz për shëndrrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik, që pastaj do t'i prezantohet tregut ndërkombëtarë.

Lajme

13/08/2015 11:59

Agjensioni Kombëtar i Bregdetit Shqiptar, ka bërë të ditur se nga data 18 deri në 31 gusht, në bashkëpunim me Universitetin e Venecias, do të organizohet udhëtimi i parë në gjurmët e rrugës antike ‘Via Egnatia.’

Ky udhëtim i paraprin një projekti aftatgjatë dhe ambicioz për shëndrrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik, që pastaj do t’i prezantohet tregut ndërkombëtarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare ka thënë se se “çdo ditë, për katër javë rresht do të sjellim imazhe dhe shënime nga ky udhëtim, duke shpresuar që shumë shpejt Via Egnatia, e cila dikur lidhte Romën me Kostandinopojën, Orientin me Oksidentin, do të jetë një mundësi e madhe në zhvillimin e turizmit rural nëpërmjet udhëtimeve kulturore, shpirtërore, religjioze, artit, filozofisë, teatrit e kulinarisë”, shprehet Tare.

Edhe kjo do të ishte një tjetër mundësi që i shtohet mundësive të tjera në fushën e turizmit në Shqipëri, i cili kohëve të fundit është duke përjetuart një boom të vërtetë. /lajmi.net