Bonus rekord për PSG’n

Futbollistët e Paris Saint-Germain me në krye sulmuesin Zlatan Ibrahimovic do të përfitojnë bonus rekord prej 1 milion eurosh secili, në rast se arrijnë të triumfojnë në edicionin e sivjetmë në Ligën e Kampionëve. Sipas portalit francez Le10Sport, pronari i pasur i gjigantit nga Parc des Princes është i gatshëm t’i shpërblejë futbollistët e skuadrës…

Sport

20/03/2014 12:01

Futbollistët e Paris Saint-Germain me në krye sulmuesin Zlatan Ibrahimovic do të përfitojnë bonus rekord prej 1 milion eurosh secili, në rast se arrijnë të triumfojnë në edicionin e sivjetmë në Ligën e Kampionëve.

Sipas portalit francez Le10Sport, pronari i pasur i gjigantit nga Parc des Princes është i gatshëm t’i shpërblejë futbollistët e skuadrës së tij në rast se ata arrijnë t’ia sjellin trofeun e kampionit të kontinentit për klube.

Ekipi i trajnerit Laurent Blanc është kualifikuar në çerekfinale pas triumfit në rrethin e skuadrës të garës me fitore me rezultat të përgjithshëm 6:2 ndaj Bayer Leverkusenit dhe tani pret shortin e së premtes për të mësuar emrin e kundërshtarit të ardhshëm.

Në rast se triumfojnë, ata do të përfitojnë bonus rekord për klube evropiane.

Real Madridi i ka premtuar futbollistëve nga gjysmë milioni euro për trofeun e Ligës së Kampionëve, kurse Bayern Munich pas suksesit në edicionin e kaluar fitoi nga 800 mijë euro për secilin futbollist.