Bonucci telefonon yllin e Real Madridit, e fton të transferohet në Milan (FOTO)

Leonardo Bonucci është duke u munduar të sjell një përforcim të madh në Milan.

Merkato

15/07/2017 09:07

Leonardo Bonucci u transferua në Milan ku pritet të jetë kapiten i ekipit për sezonin e ri.

Qendërmbrojtësi menjëherë ka filluar kontaktet për angazhimin e një përforcimi të ri në Milan.

“Premium Sport” raporton se Bonucci ka telefonuar shokun e tij, sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata duke e ftuar të transferohet në San Siro, përcjell “lajmi.net”.

Morata ishte objektiv i “Rossonerëve” edhe vitin e kaluar para rikthimit në Real Madrid. /Lajmi.net/