Bonucci: Ishte fitore e rëndësishme

I intervistuar nga Mediaset, mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, autor i golit vendimtar në sfidën me Lyonin, e ka komentuar fitoren e Bianconeri në Stade de Gerland. “Në pjesën e parë hasëm në vështirësi për të gjetur hapësira të lojës. Në pjesën e dytë, megjithatë, nuk kemi rrezikuar asgjë, përkundër topave joaktivë”, deklaroi fillimisht heroi…

Sport

03/04/2014 22:43

I intervistuar nga Mediaset, mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, autor i golit vendimtar në sfidën me Lyonin, e ka komentuar fitoren e Bianconeri në Stade de Gerland.

“Në pjesën e parë hasëm në vështirësi për të gjetur hapësira të lojës. Në pjesën e dytë, megjithatë, nuk kemi rrezikuar asgjë, përkundër topave joaktivë”, deklaroi fillimisht heroi i ekipit të Antonio Contes.

“Ata vraponin shumë në pjeën e parë, ndërsa në atë të dytë ia dolëm ta sjellim në shtëpi këtë fitore mjaft të rëndësishme”, shtoi ai.

“Gëzimi pas golit? Ishte revoltë ndaj disa miqve të mi, prezentë në tribunë”, përfundoi përfaqësuesi italian, që e shënoi golin e fitores në minutën e 85-të.

Juventusi e mposhti Lyonin 1:0 dhe e bëri një hap të madh drejt gjysmëfinales së Europa League.