Bonucci i kërkon falje tifozëve për kartonin e kuq që morri ndaj Spanjës 

Kombëtarja e Italisë është mposhtur mbrëmë nga Spanja.

Sport

07/10/2021 09:39

Italia është mundur nga Spanja me rezultat 1-2 në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.

Figura më tragjike te ‘Azzurët’ në këtë ndeshje ishte Leonardo Bonucci që u ndëshkua me karton të kuq në min e 42’ pasi goditi me bërryl Sergio Busquetsin.

Pas ndeshjes Bonucci i ka kërkuar falje tifozëve të Italisë përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Unë jam më i zemëruar se ju, para së gjithash me veten”.

“Më vjen keq dhe kërkoj falje. Kjo Itali do të ngritet dhe do të jetë më e fortë se kurrë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19)

Italia të dielën do të luajë ndeshjen për vendin e tretë me humbësin e gjysmëfinales tjetër mes Francës dhe Belgjikës që luhet sonte. /Lajmi.net/