Bonucci: Bremer ishte zëvendësuesi i duhur për De Ligt
Leonardo Bonucci ka folur në lidhje me transferimin e Gleison Bremer te Juventusi. Matthijs de Ligt këtë merkato kaloi nga Juventusi te Bayern Munich. E largimi i qendëmbrojtësit nga ‘Allianz Stadium’, bëri që ekipi të transferojë një mbrojtës të ri. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Torinos, Gleison Bremer. E që sipas Bonuccit është zëvendësuesi i…
Sport
Leonardo Bonucci ka folur në lidhje me transferimin e Gleison Bremer te Juventusi.
Matthijs de Ligt këtë merkato kaloi nga Juventusi te Bayern Munich.
E largimi i qendëmbrojtësit nga ‘Allianz Stadium’, bëri që ekipi të transferojë një mbrojtës të ri.
Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Torinos, Gleison Bremer.
E që sipas Bonuccit është zëvendësuesi i duhur i mbrojtësit holandez.
“Pas largimit të De Ligt, nënshkrimi i duhur ishte Bremer, ai ka cilësi të mëdha dhe vlera të rëndësishme.
Ai është shumë i qetë, dalëngadalë kjo pjesë e tij do të duket ashtu siç ishte në Torino. Dhe ai ka një të ardhme të shkëlqyer”, tha italiani.
Bremer kaloi nga Torino te Juve për shumën e 40 milionë eurove./Lajmi.net/