Bonhof: Xhaka nuk largohet nga Monchengladbach

Nënkryetari i Borussia Monchengladbach, Rainer Bonhof ka thënë se Granit Xhaka nuk do të largohet nga kjo skuadër gjatë kësaj vere.

Sport

01/06/2015 13:05

Granit Xhaka nuk do të largohet nga Monchengladbach, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Rainer Bonhof.

“Granit Xhaka nuk shkon. Këto janë spekulime nga Spanja”, ka deklaruar Bonhof në emisionin ‘Doppelpass’, raporton Blick.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur se mesfushori kosovar po kërkohet nga Bayern Munich dhe Atleico Madrid, teksa është raportuar se Milani ishte shumë pranë të sigurojë shërbimet e tij.