“Bonbon” arrin 100,000 like në YouTube (Video)
Kënga e Era Istrefit ka arritur të mbledhë 100,000 pëlqime në webfaqen e videove, YouTube.

ShowBiz
Kjo është një arritje e rrallë për një këngë shqiptare dhe vjen si rezultat i shpërthimit të Erës në skenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
Për ta kuptuar se sa vështirë është të bëhen pëlqimet krahasoni me ato të këngës së famshme “Të ka lali shpirt”, e cila ka 168,750,017 shikime, 14 herë më shumë se “Bonbon”, por ka vetëm 383,323 pëlqime, apo vetëm 4 herë më shumë. /lajmi.net
