Bonaventura largohet nga Milan, e pret Juventus
Juventus kërkon një përforcim të madh nga Milan.
Sport
Giacomo Bonaventura është kthyer në prioritet për merkaton e verës për Juventusit.
28-vjeçari i Milanit është i pari në listën e dëshirave të trajnerit të bardhezinjve, Massimiliano Allegri, i cili e kërkon me ngulm mesfushorin e kuqezinjve.
“Zonja e Vjetër” ka shtuar presionin mbi ekipin e e drejtuar nga Gattuso, që me mungesën e kualifikimit në Champions League mund të shesin disa nga lojtarët më të mirë.
Për t’ia shkëputur Bonaventuran klubit nga Millanello, Juventusi duhet të paguajë shumën prej 25 milionë eurosh.