‘Bon Bon’ e famshme edhe në Amerikë – Era krahasohet me Rihanna-n

Fansat e Rihannas kanë filluar të dëgjojnë këngën e re të Erës, në pritje të albumit 'Anti' të artistes.

ShowBiz

22/01/2016 19:23

Fansat e artistes Rihanna nëpër botë, e sidomos në Amerikë, po shpërndajnë vazhdimisht këngën ‘Bon Bon’ të Era Istrefit.

Shumica prej tyre po e lavdërojnë ndërsa të tjerët po shkruajnë se kjo këngë dhe kjo artiste është një version i Rihannas dhe do të vazhdojnë ta dëgjojnë derisa po presin daljen e albumit ‘Anti’, transmeton lajmi.net.

Një nga ‘tweet’-at madje thotë se nëse këtë këngë do e këndonte vetë Rihanna, karrierat e artistëve tjerë do të ishin shkatërruar./lajmi.net