Bombola që shpërtheu në Prishtinë po përdorej për ngrohje, një grua përfundoi në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin e djeshëm të një bombole gazi në Prishtinë.

Lajme

03/12/2021 10:00

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në shtëpinë e babait të saj ka shpërthyer një bombolë gazi, e cila përdorej për ngrohje.

Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. /Lajmi.net/