Bombë në stadiumin e ndeshjes Itali – Angli

Një veturë e parkuar afër stadiumit në Manaus ku sonte në mesnatë do të ndeshen Italia dhe Anglia në kuadër të Grupit D të Kampionatit botëror, është larguar nën dyshime se përmbante një mjet shpërthyes.

Sport

14/06/2014 20:13

Pesë orë para fillimit të ballafaqimit mes Italisë dhe Anglisë në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror, është publikuar një lajm tronditës.

E përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka njoftuar se një veturë që përmbante një mjet shpërthyes është parkuar pran stadiumit në Manaus, ku sonte do të zhvillohet dueli i rëndësishëm i Grupit D.

Mirëpo, nuk kaloi gjatë dhe policia braziliane inspektoi terrenin dhe largoi veturën në fjalë.

Megjithatë, tani për tani nuk ka njoftime nëse në të vërtetë kishte mjet shpërthyes. Ky është incidenti i parë i natyrës serioze gjatë këtij Kampionati botëror në Brazil, që edhe ashtu është duke u kërcënuar pothuajse qdo ditë nga protestat.