Bombarduesit e Realit

Real Madrid ka shkëlqyer së fundmi duke realizuar fitore të thella në kuadër të La Ligës, përfshirë 5:0 kundër Almerias të shtunën. Për më tepër, skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti nuk kryeson në renditje por në një kategori tjetër. Ata janë ekipi me më së tepërmi goditje në ligë. Reali ka bërë 280 goditje drejt…

Sport

26/11/2013 13:10

Real Madrid ka shkëlqyer së fundmi duke realizuar fitore të thella në kuadër të La Ligës, përfshirë 5:0 kundër Almerias të shtunën.

Për më tepër, skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti nuk kryeson në renditje por në një kategori tjetër. Ata janë ekipi me më së tepërmi goditje në ligë.

Reali ka bërë 280 goditje drejt portës në 14 xhirot e deritashme në kuadër të La Ligës, me mesatare prej saktësisht 20 për ndeshje. Tri goditje për ndeshje më tepër se Barcelona që ka 235.

Befasia e këtij edicioni, Atletico është në kuotën e 204 tentimeve (76 më pak se Real Madrid) në mesatare prej 14.57 për ndeshje.

Los Blancos po ashtu udhëheqin me numrin e goditjeve në portë, 122, mesatarisht 8.7 për ndeshje, për pak para Barcelonës që i ndjek me 119 (8.5 për ndeshje).

Megjithatë, Reali nganjëherë vuan të konkretizojë dominimin në aspektin sulmues, edhe pse ka një numër futbollistësh specialistë për këtë detyrë.