‘Bombarduesit’ e Championsit
Nga viti 1992 e tutje, prej kur Kupa e Kampionëve u shndërrua në Ligën e Kampionëve, vetëm dhjetë futbollistë kanë arritur të shënojnë nga katër gola në të njëjtën ndeshje, i fundit në listë, sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic. Ylli suedez realizoi katër herë në fitoren e thellë 5:0 kundër Anderlechtit të mërkurën mbrëma,…

Sport
Nga viti 1992 e tutje, prej kur Kupa e Kampionëve u shndërrua në Ligën e Kampionëve, vetëm dhjetë futbollistë kanë arritur të shënojnë nga katër gola në të njëjtën ndeshje, i fundit në listë, sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.
Ylli suedez realizoi katër herë në fitoren e thellë 5:0 kundër Anderlechtit të mërkurën mbrëma, duke iu bashkuar yjeve si Marco van Basten, Andriy Shevchenko e Lionel Messi e disa të tjerëve që para tij kishin bërë të njëjtën gjë.
Megjithatë, Messi është i vetmi që ka realizuar pesë herë në një duel të Ligës së Kampionëve, në fitoren e Barcelonës ndaj Bayer Leverkusenit 7:1 në edicionin 2011-12.
Futbollistët me nga katër gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve:
Simone Inzaghi (Lazio) – Olympique Marseille 5:1, (1999–2000)
Marco Van Basten (Milan) – Goteborg 4:0, (1992–93)
Dado Prso (Monaco) – Deportivo La Coruna 8:3, (2003–04)
Ruud van Nistelrooy (Man Utd) – Sparta Praga 4:1, (2004–05)
Andriy Shevchenko (Milan) – Fenerbahçe 4:0, (2005–06)
Lionel Messi (Barcelona) – Arsenal 4:1, (2009–10)
Bafetimbi Gomis (Lyon) – Dinamo Zagreb 7:1, (2011–12)
Mario Gomez (Bayern Munich) – Basel 7:0, (2011–12)
Robert Lewandowski (Dortmund) – Real Madrid 4:1, (2012–13)
Zlatan Ibrahimovic (PSG) – Anderlecht 5:0, (2013-14)