Bombardon Interi

Inter e shkatërroi Stjarnanin duke e mposhtur me rezultat 6:0 në ndeshjen e kthimit në Giuseppe Meazza dhe siguroi kualifikimin për në fazën e grupeve të Europa League.

Sport

28/08/2014 23:41

Inter e mposhti Stjarnanin me rezultat të thellë 6:0 dhe siguroi pjesëmarrjen për në fazën e grupeve të Europa League.

Mesfushori kroat Mateo Kovacic ishte yll i ndeshjes. Ai realizoi het-trik.

Kurse, dy gola të tjerë për ekipin e Walter Mazzarrit i shënoi sulmuesi Mauro Icardi. Në listën e realizatorëve emrin e shkroi edhe përforcimi i ri, sulmuesi Pablo Osvaldo.