“Bombardon” Ibrahimovic: Të martën do të zyrtarizohem te…
Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një deklaratë "bombastike" në lidhje me të ardhmen e tij.

Sport
Suedezi ka konfirmuar që skuadra e tij e re do të bëhet e ditur të martën.
“Zyrtarizimi do të bëhet më 7 qershor. Do të jetë bomba më e madhe e afatit kalimtar të verës”, deklaroi Ibrahimovic për “Fotbollskanal”, përcjellë “Lajmi.net”.
Sipas “Sky Sports”, klubi i ri i Ibras është Manchester United, ku ai do të bashkohet me Jose Mourinhon.