Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Bolton dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kërkojnë dorëheqjen e shefit të OBSH-së

18:17 | 7 Prill 2020

Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, iu ka bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pasi ky i fundit është quajtur “bashkëfajtor për mbulimin masiv të rasteve nga koronavirusi në Kinë”.

Shefi i OBSH-së ka marrë kritika edhe nga dy senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vënë madje në dyshim udhëheqjen e tij në krye të organizatës, raportojnë mediet amerikane, transmeton lajmi.net.

“OBSH është bashkëpunëtor i ‘mbulimit’ masiv të rasteve nga coronavirusi në Kinë”, shkroi në një cicërimë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter Bolton.

“Kjo është arsyeja pse unë i mbështes përpjekjet e senatorit Marco Rubio, dhe të Ted Cruz, për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, Ghebreyesus”, ka shtuar tutje ish-zyrtari amerikan.

Ndërkohë, senatori i Floridës, Marco Rubio dhe ai i Teksasit, Ted Cruz, janë dy politikanët amerikanë që kanë pasur thirrje të zëshme ndaj kreut të OBSH-së, të përballet me përgjegjësitë për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Zëdhënësi i senatorit, Ted Cruz ka deklaruar se OBSH duhet të marrë në konsideratë largimin e kreut nga puna. /Lajmi.net/