Bolt ‘shpejton’ Balen
Usain Bolt beson se Gareth Bale është futbollisti më i shpejtë në botë, por rekordmeni në 100 metra thotë se mund ta bëjë yllin e ri të Real Madridit edhe më të shpejtë. Bale vrapoi në shpejtësi prej 40 kilometrash në orë gjatë barazimit mes Real Madridit dhe Villarrealit në debutimin e tij në La…

Sport
Usain Bolt beson se Gareth Bale është futbollisti më i shpejtë në botë, por rekordmeni në 100 metra thotë se mund ta bëjë yllin e ri të Real Madridit edhe më të shpejtë.
Bale vrapoi në shpejtësi prej 40 kilometrash në orë gjatë barazimit mes Real Madridit dhe Villarrealit në debutimin e tij në La Ligë.
Dhe, Bolt ka shprehur gatishmëri t’i ndihmojë Bales të përmirësohet edhe më tepër në këtë aspekt. “Mendoj se Gareth është ndoshta futbollisti më i shpejtë në botë për momentin, por do t’i ndihmoj me vrapim nëse ka nevojë”, deklaroi Bolt.
Ylli nga Xhamajka shtoi se stërviti me bashkëlojtarin e Bale, Cristiano Ronaldo gjatë një seance, dhe do të ishte në dispozicion për ta bërë të njëjtën gjë edhe me uellsianin.
“Kam respekt të madh për Real Madridin dhe nëse ata dhe Gareth kanë nevojë për ndihmën time, do të udhëtoj për të zhvilluar seanca private stërvitore me të”, u shpreh Bolt.