Bologna – Roma, formacionet zyrtare

Gjallorosët synojnë të marrin pikët e plota sonte.

Sport

01/12/2021 17:42

Skuadra e Romës është mysafire e Bolgonas në ndeshjen që luhet nga ora 18:30, shkruan lajmi.net.

Roma momentalisht zë vendin e pestë me 25 pikë, kurse Bologna ka 21 pikë në vendin e nëntë.

Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho është favorit të marrë pikët e plota sonte.

Në anën tjetër, Bologna para tifozëve të saj do të synojë të ndal të paktën një pikë në shtëpi.

Formacioni i Bolognas: Skorupski, Soumaoro, Medel, Theate; Skov-Olsen, Svanberg, Dominguez, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic

Formacioni i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Diawara, Mkhitaryan, El Shaarawy; Zaniolo, Abraham /Lajmi.net/