Bologna e mposht Interin në mes të Giuseppe Meazzas

Bolgona e ka mposhtur Interin në javën e 22-të në Serie A.

Sport

03/02/2019 19:57

Bologna e ka mposhtur në udhëtim Interin me rezultat, 0:1.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Federico Santander në minutën e 32’-të, raporton lajmi.net.

Inter e kishte posedimin e topit, mirëpo rastet për gol i takuan Bolognas.

Pas xhiros së 22-të, Inter gjendet në vendin e tretë me 40 pikë. /Lajmi.net/