Boksieri rus vdes, nuk i përballoi goditjet e kundërshtarit

Një boksier rus ka vdekur pasi "kafka e tij e djathtë" u hoq nga kirurgët pas lëndimeve serioze që pësoi në kokë në një luftë të madhe, sipas TASS.

Sport

23/07/2019 18:55

Maksim Dadashev u la në kom pasi vuajti një hematomë subdural në një meç të titullit të botës në kategorinë 140 kilogramë kundër Puerto Rican Subriel Matias në MGM National Harbor në periferi të Uashingtonit.

28-vjeçari – i njohur me nofkën Mad Max – mori goditje të pandalshme të dhunshme në kokë para se trajneri i tij, Buddy McGirt, të ndalte ndeshjen pas raundit të 11-të, transmeton lajmi.net.

Ai u përpoq të dilte nga ringu dhe u rrëzua para spektatorëve përpara se të dilte nga arena.

Gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi. Boksieri vjelli dhe humbi vetëdijen, raportoi gazeta.ru në Rusi.

Dadashev u çua me nxitim në spital në Uashington, ku një pjesë e kafkës së tij u hoq për të lehtësuar ënjtjen në tru gjatë operacionit emergjent.

Ai kishte pësuar gjakderdhje të shumtë dhe kishte dëmtime të rënda në tru, çka rezultuan me vdekjen e tij. /Lajmi.net/