Boksieri ka rekord prej 4 minuta e 30 sekondave për të mbajtur frymën nën ujë, beson se mund ta thyej

Puna e palodhshme e boksierit Vasyl Lomachenko është një nga arsyet pse ai është nga më të mirët në sportin e tij.

Sport

22/07/2019 18:14

31 vjeçari do të tentojë të mbledh të gjithë titujt e kampionit në kategoritë e tij, kur do të përballet me Luke Campbell, muajin e ardhshëm.

Lomachenko ka vendosur rekord duke mbajtur frymën për 4 minuta e 30 sekonda, përcjell lajmi.net.

“Rekordi im është 4 minuta dhe 30 sekonda. E kam bërë këtë në lojërat e dyta olimpike në 2012” ka thënë boksieri për ‘GQ Magazine’.

“Shkuan disa vite derisa arrita atë nivel. Tani, mund të mbaj frymën për rreth tre minuta, por nëse stërvitem ta bëjë atë, besoj se mund ta thyej rekordin” ka thënë ndër të tjerash boksieri.

Boksieri ka zbuluar se është babai i tij ai që e ka stërvitur për këtë punë, me metodat e tij jo të zakonshme. /Lajmi.net/