Boksieri i famshëm qëllohet në qafë, dyshohet se është i përfshirë në grupe mafioze në Berlin

Gjatë mbrëmjes së kaluar në Berlin është parë një tragjedi, boksieri i njohur Ibrahim Ajada është qëlluar nga persona të panjohur rreth orës katër e gjysmë të mëngjesit, raporton gjermani Bild, i cili gjithashtu njofton se boksieri ndodhet në gjendje kritike për jetën, përcjell lajmi.net. Gjegjësisht, sipas pretendimeve gjermane, Ibrahim Ajada është sulmuar nga dy…

Sport

11/12/2023 09:13

Gjatë mbrëmjes së kaluar në Berlin është parë një tragjedi, boksieri i njohur Ibrahim Ajada është qëlluar nga persona të panjohur rreth orës katër e gjysmë të mëngjesit, raporton gjermani Bild, i cili gjithashtu njofton se boksieri ndodhet në gjendje kritike për jetën, përcjell lajmi.net.

Gjegjësisht, sipas pretendimeve gjermane, Ibrahim Ajada është sulmuar nga dy persona të cilët në mbrëmje po lëviznin me veturë me xhama të errët dhe me targa holandeze.

Ajo që dyshohet është se gjithçka është pjesë e një përballjeje mafioze, pasi boksieri Ibrahim i dha fund karrierës në vitin 2020, pas së cilës u pa shpesh në rrethet klanore në Berlin.

Bild thotë se rreth orës 03:40 të mëngjesit janë qëlluar në drejtim të boksierit dhe se të paktën një plumb e ka goditur Ibrahimin në qafë.

Së shpejti, boksieri është transportuar në spital, ku është shpallur në gjendje kritike për jetën, pas së cilës i është nënshtruar një operacioni urgjent./Lajmi.net/