Boksierët e Kosovës lirohen nga karantina në Qendrën e Studentëve

Boksierët kosovarë që tash e dy javë ishin duke qëndruar në karantinën tek Qendra e Studentëve, janë liruar sot.

Lajme

03/04/2020 13:44

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Qendra e Studentëve, shkruan lajmi.net.

“Sot më datën 03.04.2020 janë liruar lojëtarët e Federatës së Boksit të Kosovës të cilët qëndruan rreth dy javë në karantinë në objektet e konvikteve për tu testuar nga Covid-19, të cilët u kthyen në vendlindje më datën 17.03.2020 nga Anglia dhe u vendosen në konvikt”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

Dalja e tyre vjen pas përfundimit të periudhës së karantinimit dhe testimit që u bë në fund të këtij qëndrimi. /Lajmi.net/