Boko Haram kryen një masakër të re, 56 të vdekur

Në shpërthimin e një automobili-bombë në tregun e qytetit Maiduguri, në verilindje të Nigerisë, janë vrarë të paktën 56 njerëz. 

Bota

02/07/2014 00:45

Shefi i forcave civile të Nigerisë, deklaroi se deri tash janë zbuluar të paktën 56 trupa në vendin e shpërthimit, duke shtuar se “shumë trupa janë të copëtuar në pjesë apo të djegur dhje nuk mund të identifikohen”, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Dëshmitarët e tjerë nga vendi i ngjarjes vlerësojnë se në vendin e shpërthimit janë vrarë rreth 50 persona, derisa disa zyrtarë nigerianë flasin për 17 viktima.  

Por, si shkruan AP, në Nigeri nuk është rast i rrallë në raste të tilla që organet zyrtare publikojnë numër dukshëm më të vogël të viktimave.

Si dëshmitarët ashtu edhe zyrtarët për këtë masakër të re fajësojnë grupin ekstremist islamik Boko Haram