Boko Haram dhe shteti islam bashkëpunojnë?

Shumica e analistëve botërore mendojnë se mund të vijë deri të një bashkim i organizatës terroriste në Afrikë Boko Haram dhe Shtetit islamik.

Bota

01/03/2015 17:44

Në gjashtë muajt e fundit Boko Haram po mundohet të imitojë IS-in nga gjuajtja me gurë dhe heqja e kokave si dhe po shfrytëzon rrjetet sociale për propagandë, shkruan CNN.

“Është e mundur që për shkak të fraksioneve të ndryshme brenda grupit deri tani ata nuk kanë arritur të arrijnë marrëveshje mbi pranimin e shtetit islam . Por pa marrë parasysh , është e qartë se Boko Haram përdorur këtë doktrinë, ideologji dhe mënyrë për të kapur territorin”, tha Jakob Zen , e cila monitoron veprimet e grupeve terroriste afrikane.

Luftetarët e ISIS në Irak

Lideri i Boko Haram tha se rrëmbimi është edhe me Kuran, gjë që e kanë thënë edhe ekstremistët e shtetit islam. Materialet dhe videot e publikuara nga Boko Haram kohët e fundit, gjithashtu janë të ngjashme me ato që publikon shteti islam, me simbolet e tyre dhe gjithnjë më shumë përdorin Tëitter .

Siç thotë CNN , bashkëpunimi dhe bashkimi eventual i këtyre dy grupeve terroriste mund të përshkruhet si “një martesë nga ferri”.