Bojkot kundër Mancinit
Sulmuesi Edin Dzeko ka pranuar se ishte pjesë e një bojkoti që u përcoll me shkarkimin e Roberto Mancinit nga posti i menaxherit të Manchester Cityt. Ylli boshnjak ka pranuar se disa herë bisedoi me kryetarin Khaldoon Al Mubarak duke shprehur pakënaqësinë e tij me mënyrën si Mancini është duke drejtuar skuadrën. Mancini u shkarkua…

Sport
Sulmuesi Edin Dzeko ka pranuar se ishte pjesë e një bojkoti që u përcoll me shkarkimin e Roberto Mancinit nga posti i menaxherit të Manchester Cityt.
Ylli boshnjak ka pranuar se disa herë bisedoi me kryetarin Khaldoon Al Mubarak duke shprehur pakënaqësinë e tij me mënyrën si Mancini është duke drejtuar skuadrën.
Mancini u shkarkua më pak se 48 orë pas humbjes së befasishme të Cityt në finalen e FA Cup nga Wigan, saktësisht një vit pasi udhëhoqi ekipin drejt titullit të parë në Premierligë pas 44 vjetësh. Italiani u zëvendësua nga Manuel Pellegrini.
“Kur erdhi trajneri i ri, kryetari më pyeti, në mënyrë informuese, nëse nuk jam i kënaqur. Pyetja u ngrit sepse isha ankuar disa herë ndaj tij, për situatën time në skuadër. Kisha një pakënaqësi me Mancinin sa i përket rolit tim si futbollist. Kur kam biseduar me kryetarin nuk ndodhi në praninë e gjithë ekipit. Dhe, nuk kam qenë i vetmi, i pakënaqur me të”, deklaroi Dzeko.