Boca Juniors nuk heq dorë nga Cavani, gati t’i paguajë pagën që kërkon

Boca Juniors vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e sulmuesit së Manchester Unitedit, Edinson Cavani.

Sport

07/04/2021 11:01

33-vjeçarit i skadon kontrata në qershor, por ka mundësinë që ta rinovojë kontratën nëse arrin marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, transmeton lajmi.net.

Sipas TNT Sports, Boca Juniors do bëjnë çmos ta transferuar uruguaianin dhe do t’i paguajnë pagat e lojtarit.

Pos, nga ana tjetër klubi anglez është duke provuar ta bind Cavanin për qëndrimin edhe për tjetër edicion, sidomos pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i kënaqur me punën e tij.

Cavani këtë edicion në fanellën e Unitedit ka bërë 27 paraqitje duke regjistruar shtatë gola dhe dy asistime./Lajmi.net/